Në datat 7 – 9 nëntor 2024, në Iasi, Rumani u organizua konferenca ndërkombëtare “19th Romanian Textiles and Leather Conference” – CORTEP 2024.
Ky është një event i madh shkencor ndërkombëtar i organizuar nga Faculty of Industrial Design and Business Management, “Gheorghe Asachi” Technical University of Iasi, Romania.
Profesorë nga Departamenti i Tekstilit dhe Modës, Fakulteti i Inxhnierisë Mekanike të Universitetit Politeknik të Tiranës, morën pjesë në këtë konferencë me punime shkencore të prezantuara. Pjesë e konferencës ishte dhe aktiviteti First Baste Student Festival, i organizuar nga Balkan Society of Textile Engineers – Baste. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë, të cilët prezantuan punimet e tyre.