[wpml_language_selector_widget]

Menu

Pjesëmarrje e stafit të UPT-së në javën e trajnimit të stafit ndërkombëtar në Universitetin e Seviljes në Spanjë.

[post-views]

Në kuadër të programit Erasmus+, përfaqësuesit e DIF dhe FIMIF, Altin Gjevori dhe Irma Berdufi, morën pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “International Staff Training Week 2026”, organizuar nga Universidad de Sevilla në Spanjë, gjatë datave 11–15 maj 2026.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues nga universitete të ndryshme partnere, duke u fokusuar në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, mobilitetin akademik dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Gjatë javës së trajnimit u zhvilluan prezantime, tryeza diskutimi dhe vizita në strukturat akademike të universitetit, përfshirë kampusin “Reina Mercedes”, Fakultetin e Matematikës dhe Fakultetin e Fizikës.

Pjesëmarrësit u njohën me praktikat më të mira në menaxhimin universitar, projektet ndërkombëtare dhe organizimin e mobilitetit akademik.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e kontakteve të reja për projekte të ardhshme në kuadër të Erasmus+ dhe programeve të tjera ndërkombëtare, duke sjellë një eksperiencë të vlefshme profesionale dhe akademike për universitetin tonë.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

situs toto

slot toto