Search
Close this search box.

Menu

Prof. Joel Cuny, prof. Paul-Louis Meunier nga ESTP, Francë dhe drejtuesit e Universitetit Politeknik të Tiranës zhvillojnë një takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit-Znj. Ogerta Manastirliu

Në kuadër të programit të aktivitetit për akordimin e titujve “Doktor Honoris Causa” Presidentit të ESTP (École Spéciale des Travaux Publics), Paris-Francë, prof. Joël Cuny dhe prof. Paul-Louis Meunier të ESTP (École Spéciale des Travaux, u zhvillua nje takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Znj. Ogerta Manastirliu.

Në këtë takim morën pjesë; rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës- Prof. Andrea Maliqari dhe dy zv. rektorët; prof. Elfrida Shehu dhe prof. Akli Fundo.

Gjatë takimit me Ministren Manastirliu u vlerësua bashkëpunimi i frytshëm 15-vjeçar ndërmjet dy universiteteve në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe atë të Arkitekturës dhe Urbanistikës si dhe u diskutua mbi të ardhmen e të këtij bashkëpunimi, zhvillimin e projekteve të tjera që do të shërbejnë si hapa të rëndësishëm për ndërkombëtarizimin dhe ofrimin e standardeve të larta në Institucionet e Arsimit të Lartë me fokus të vecantë në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës