Search
Close this search box.

Menu

Profesorë të Universitetit Politeknik të Tiranës realizojnë trajnimin e parë në Këshillin Evropian të Kërkimit Bërthamor (CERN) në Gjenevë

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës, Universitetit të Tiranës dhe Eksperimentin CMS (Compact Muon Solenoid) të CERN-it (Këshilli Europian i Kërkimeve Bërthamore) në Gjenevë, Zvicër, anëtarët e UPT/CMS-Albania si pjesë akademike, përfaqësues të Universitetit Politeknik të Tiranës, realizuan trajnimin e parë zyrtar në Këshillin Evropian të Kërkimit Bërthamor (CERN) në Gjenevë të Zvicrës, në periudhën 01-07 Dhjetor 2024.

Ekipi punoi në grupin e Resistive Plate Chambers (RPC), si pjesë e bashkëpunimit ndërkombëtar të Compact Muon Solenoid (CMS) në laboratorin 904, në Prévessin.

Universiteti Politeknik i Tiranës në këtë trajnim u përfaqësua nga:

  1. Prof. Asoc. Altin Gjevori,
  2. Prof. Asoc. Dafina Xhako,
  3. Prof. Asoc. Driada Mitrushi,
  4. Dr. Enkelejd Çaça.

Grupi shqiptar u përfshi në aktivitetet e grupit të punës së iRPC, dhe u trajnua në asemblimin e detektorëve iRPC, asemblimin e sistemeve elektronike të leximit të sinjalit FEB (FrontEnd-Board). Gjithashtu u krye testimi i Shintilatorëve dhe Fotoshumëzuesve në Stacionin Kozmik dhe u bënë gati për t’u dërguar në Shqipëri, si pjesë e ndihmës për ngritjen e një laboratori RPC në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Një pikë tjetër e rëndësishme përveç trajnimit të anëtarëve, ishte dhe informimi i bashkëpunëtorëve tanë në këtë eksperiment në CERN mbi pritjen dhe parapërgatitjen të fazës së parë të trajnimit të dy studentëve doktorantë të UPT.

Gjithashtu grupi i punës zhvilloi takime me përfaqësuesit shkencorë të projektit dhe të CERN, nga të cilët u sigurua mbështetja për ngritjen e infrastrukturës laboratorike në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës