Prof.Assoc. Bardhyl Muceku nga Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave ka marrë pjesë në një shkëmbim stafi Erasmus+ në periudhën 7-11 tetor 2024, në Universitetin ENSEGID Bordeaux INP, Francë. Gjatë qëndrimit në këtë universitet ai është angazhuar ne procesin e mësimdhënjes në lëndën e “Petrografise së shkëmbinjve metamorfike” dhe Gjeokronologjisë” (Termokronologjia e temperaturës).
Profesor Muceku ka gjithashtu ka bërë një prezantim te vendit dhe në mënyrë të veçantë të Universitetit tonë në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe tërheqjes së vëmendjes së studentëve dhe stafit francez per bashkëpunim më të zgjeruar mes të dy institucioneve.