123 SEMINAR – Internationalization at Home challenges and opportunities for higher education in Albania – Universiteti Politeknik i Tiranës
Search
Close this search box.

Menu

SEMINAR – Internationalization at Home challenges and opportunities for higher education in Albania

Në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës, në datat 23 dhe 24 prill 2025, u zhvillua seminari – Internationalization at Home challenges and opportunities for higher education in Albania
Seminari u organizua nga ekipi shqiptar HERE, me mbështetjen e SPHERE- Mbështetje e centralizuar për Rrjetin e Ekspertëve të Reformës në Arsimin e Lartë.
Pjesëmarrës në seminar ishin anëtarë të stafeve akademike nga  IAL-të e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Gjirokastrës, Elbasanit, Vlorës, Durrësit; përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit; përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, si dhe ekspertë të fushës.
Seminari trajtoi çështje të rëndësishme lidhur me strategjitë kombëtare dhe institucionale për ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë dhe reflektimet kritike ndaj tyre; kuptimi dhe qasja ndaj këtij procesi, prirjet, konteksti dhe zhvillimet më të fundit të IAL-ve tona; sfidat që paraqiten etj.
Në përfundim, seminari hartoi konkluzione dhe rekomandime për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit nëpërmjet një dokumenti final.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës