Search
Close this search box.

Menu

Senati i Universitetit Politeknik të Tiranës u jep titullin “Doktor Honoris Causa”, Prof. Joel CUNY, dhe Prof. Paul Louis MEUNIER

Senati i Universitetit Politeknik të Tiranës u jep titullin “Doktor Honoris Causa”, Prof. Joel CUNY, Directeur General i Ecole Speciale des Travaux Publics, Paris dhe Prof. Paul Louis MEUNIER, Profesor i Ecole Speciale des Travaux Publics, Paris.

Prof. Joel CUNY dhe Prof. Paul Louis MEUNIER janë dy prej personaliteteve më të shquara shkencore dhe publike të Republikës Franceze, të njohur për aktivitetin e tyre të shkëlqyer shkencor dhe akademik në Francë dhe në arenën ndërkombëtare, por edhe për kontributin e tyre te veçantë dhe tepër te rëndësishëm në bashkëpunimin shumëplanesh akademik dhe shkencor midis universiteteve tona, por edhe të njohjes dhe promovimit të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe shkollës politeknike shqiptare si një organizëm i rëndësishëm shkencor dhe akademik në hapësirën ndërkombëtare.

Prof. Joel CUNY ka dhënë një kontribut të shkëlqyer, të lidhur ngushtë me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndertimit, Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, dhe UPT në tërësi, duke krijuar mundësinë dhe duke përkrahur dhe mbështetur maksimalisht çdo iniciativë dhe bashkëpunim.Përkrahja dhe mbështetja institucionale për realizimin me sukses të plotë të Double Diplomës me ESTP dhe perspektiva e zhvillimit të mëtejshëm të saj përmes mundësive të reja të bashkëpunimit, janë shembulli më i mirë i kontributit të tij tepër të rëndësishëm në këtë bashkëpunim.

Prof. Paul Louis MEUNIER është një nga iniciatorët, ideatorët dhe koordinatorët kryesorë të projekteve PIR (PIER) në kuadrin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis UPT dhe UTC që nga viti 2010 dhe deri sot. Një kontribut i veçantë dhe me shumë vlerë për historinë e FAU-UPT është angazhimi i Profesor Paul Louis Meunier në themelimin e Shkollës së Doktoraturës në vitin 2012. Ai ishte i vetmi i cili e shikonte kërkimin në Arkitekturë jo vetëm si pjesë e pandarë e akademisë dhe por gjithmonë të lidhur ngushtë me kërkesat e tregut lokal dhe global. Kontributi i tij në Shkollën e Doktoraturës, u finalizua me shumë sukses me udhëheqjen e katër doktoratave të stafit akademik në fushën e Arkitekturës dhe Urbanistikës, duke e rritur kërkimin shkencor në nivel ndërkombëtar.

 

  

 

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës