Search
Close this search box.

Menu

Shpallje konkursi për realizimin e “Logos” për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe revistës “Inova”

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale shpall konkursin për krijimin e logos për institucionin dhe revistën “Inova”, një publikim që do të pasqyrojë punën e institucionit, bashkëpunimet kombëtare dhe ndërkombëtare, evente, dhe shumë më tepër.

Qëllimi: Krijimi i logos për identifikimin e DPPI-së dhe revistës, si dhe promovimi i tyre në një arenë më të gjërë.

Kriteret e logos:

  • Unike dhe bashkëkohore
  • Mesazh i qartë
  • Përdorshmëri në materiale promovuese
  • Cilësi të lartë për informacionin që transmeton

Specifikime teknike:

  • Logoja të jetë me ngjyra
  • Formatet: EPS, PDF, JPG, PNG

Aplikimi në formatin:

  • Dokumente zyrtarë
  • Materiale për konferenca, ftesa, broshura, posterë, billboards, etj.

Kush mund të aplikojë?

  • Kandidatë nga Akademia e Arteve të Bukura
  • Kandidatë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, degët Arkitekturë Interieri dhe Dizajn

Dokumentat që duhen dorëzuar:

  • Letër/e-mail për shprehje interesi
  • CV
  • Karta e identitetit (jpg/pdf)
  • Dy logo të realizuara më parë

Elementet e logos duhet të jenë origjinale

Afati:

  • Shpallja e konkursit: 13 Mars 2025
  • Afati i aplikimeve: 06 Prill 2025

Këtu mund të dërgoni aplikimet:

  • info@dppi.gov.al dhe sonila.meka@dppi.gov.al

Fituesit shpallen në faqen zyrtare të DPPI dhe përmes email-it.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës