Search
Close this search box.

Menu

Simpozium i kulturës japoneze në Universitetin Politeknik të Tiranës

Në Universitetin Politeknik të Tiranës, më datë 15 tetor 2024, u mbajt simpoziumi i kulturës japoneze. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit midis UPT dhe Ambasadës Japoneze, për promovimin e studimeve pasuniversitare në universitetet japoneze. Simpoziumi u hap me përshëndetjet e Ambasadores së Japonisë Zj. Kato dhe Rektorit të UPT Prof. Dr. Akli Fundo.

Simpoziumi vijoi me panelistët e ftuar, të cilët ndanë me të pranishmit eksperiencat e tyre për studimet apo vizitat e shkëmbimit në Japoni. Ndër pesë panelistët, dy janë studentë te UPT, të cilët do të shkojnë për studime pasuniversitare në Japoni.

Të pranishëm në simpozium ishin nga përfaqësues nga Ministria e Kulturës, ish-Ambasadori i Japonisë, Z. Takada, përfaqësues nga agjenci të bashkëpunimit Shqipëri – Japoni etj.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës