Dr. Joan Jani dhe Dr. Ina Papadhopulli, nga data 18-22 nëntor 2024 morrën pjesë në Javën Ndërkombëtare ERASMUS+/ICM, me temë “Praktikat e Aplikuara të Përfshirjes dhe Barazisë në Arsim”, në Universitetin West Attica, në Athinë.
Gjatë kësaj jave, Dr. Joan Jani dhe Dr. Ina Papadhopulli u angazhuan në procesin e mësimdhënies, brenda fushave të tyre akademike, me studentë të Universitetit West Attica. Gjithashtu, prezantuan Universitetin Politeknik te Tiranës, si një mundësi që studentet të aplikojnë për të zhvilluar mobilitet ne kuadër të programit Erasmus+, si dhe për të zhvilluar projekte të përbashkëta midis dy universiteteve dhe më gjerë.