Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Polytech Orleans, bashkëpunim i cili është zhvilluar nëpërmjet projektit “Virtual Exchange” në kuadër të programit Erasmus+KA 171, Prof.Asoc. Anjeza Brahja dhe Dr. Megi Plaku nga Qendra e Gjuhëve të Huaja e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, kryen një mobilitet mësimdhënës në Polytech Orléans në periudhën 23.03 – 27.03.2026. Në fokus të orëve mësimore të zhvilluara ishte tema e komunikimit ndërkulturor dhe kompetencave ndërkulturore.





