Stafi i UPT-së, nga Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Fizike, Qendra e Gjuhëve të Huaja, respektivisht: Prof.Asoc.Edita Stojani; Dr.Jola Bojaxhi; Dr.Vanina Vanini, gjatë periudhës 07-11prill 2025 kryen një periudhë trajnimi në kuadër të programit Erasmus+ pranë universitetit, USAMV, Cluj-Napoca, Rumani.
Stafi shkëmbeu përvojë të vlefshme mbi metodat bashkëkohore të mësimdhënies në fushat përkatëse me homologët e tyre pranë këtij universiteti dhe shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet dy universiteteve.