Menu

Thirrje për pjesëmarrje

Pas dy edicioneve shumë të suksesshme në 2022 dhe 2023, Ambasada Franceze në Rumani dhe drejtuesit rajonalë të Agjencisë Universitare të Frankofonisë organizojnë edicionin e 3-të të Simpoziumit të Kërkimeve Shkencore Frankofone në Evropën Qendrore dhe Lindore (SRSF-ECO’2024) që do të zhvillohet më 16 dhe 17 dhjetor 2024 në Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë “Iuliu Hatieganu” (UMF) në Cluj-Napoca të Rumanisë.

Ky event synon të promovojë bashkëpunimet në fushën e kërkimit frankofon në të gjitha disiplinat dhe t’u sigurojë atyre një vizibilitet  më të mirë në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (ECO).

Për këtë botim të tretë, theksi do të vendoset në mjetet për strukturimin e kërkimeve dypalëshe franko-rumune dhe rajonale për të mbështetur bashkëpunime të reja shkencore.

Ky eveniment do të jetë i  pasur me aktivitete, përkatësisht: Sesione shkencore të organizuara në 4 tema:

– Gjuhët, Shkencat Humane dhe Sociale

– Drejtësi, ekonomi, menaxhim

– Shkencat teknike, matematika, fizika, kimia

– Shkencat mjekësore, veterinare dhe agronomi

Workshop-e të kërkimit të zbatuar industrial

Workshop-e mbi mjetet e bashkëpunimit kërkimor dypalësh, rajonal dhe evropian

Do të ketë çmime për artikujt më të mirë për studentët e doktoraturës dhe studiuesit e rinj ( vendi ku është kryer studimi të jetë Franca)

Për të promovuar botimet e pjesëmarrësve, punimet digjitale do të botohen në fund të këtij aktiviteti dhe gjithashtu do të referohen në bibliotekat shkencore rumune dhe rajonale.

 

Për paraqitjen e artikujve shkencorë dhe regjistrimin për Simpoziumin, ju lutemi shkoni në faqen e mëposhtme të internetit: 3e Symposium de la Recherche Scientifique Francophone en ECO

 

Afati i fundit për dorëzimin e artikujve shkencorë (maksimumi 4 faqe): 7 nëntor 2024

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Poiliteknik Tiranë