Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës janë të ftuar, në kuadër të projektit Web Challenge Tirana, të Bashkisë Tiranë, për të krijuar një website në shërbim të qytetit të Tiranës, gjatë një praktike pune 3 mujore të paguar në Bashkinë Tiranë. Aplikimet për studentët janë të hapura gjatë periudhës 31 tetor – 9 dhjetor, pranë faqes https://tirana.al/faqe/web- challenge-tirana, ndërsa praktika parashikohet të zhvillohet në periudhën janar-mars 2025.
Në këtë konkurs ftohen të marrin pjesë studentë nga këto fusha studimi: shkenca kompjuterike, teknologji informacioni dhe komunikimi, informatikë, informatikë ekonomike, inxhinieri matematike dhe informatike, të ngjashme.
Për 12 të rinjtë fitues do të ofrohen dhe trajnime nga 2 trajnerë ekspertë të fushës për dizenjim website në gjuhë të ndryshme programimi. Praktikantëve fitues do t’i akordohet një çmim individual bruto, prej 85,000 lekësh, si edhe një çmim secilës prej 3 skuadrave të punës sipas renditjes përfundimtare:
- për vendin e parë çmimi prej 250,000.00 lekë;
- për vendin e dytë çmimi prej 200,000.00 lekë;
- për vendin e tretë çmimi prej 150,000.00 lekë;
Suksese!