Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, Bashkia e Tiranës do të organizojë më 5 qershor 2026 një aktivitet të dedikuar sfidave mjedisore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit.
Në këtë aktivitet do të krijohet një hapësirë e veçantë për studentët, ku do të ekspozohen projektet dhe idetë më inovative, duke ofruar mundësi prezantimi dhe ndërveprimi me ekspertë të fushës.
Dërgoni punimet tuaja deri më 8 maj 2026 në: [email protected]
Format e pranueshme:
projekte | studime | makete | instalacione | koncepte inovative
Tematika kryesore:
cilësia e ajrit • biodiversiteti • mobiliteti i qëndrueshëm • ndryshimet klimatike • ekonomia qarkulluese • energjia e rinovueshme • menaxhimi i ujërave • mbrojtja e burimeve natyrore
Në përfundim, studentët do të kenë mundësi të përfshihen në diskutimin final
“Zëra të ndryshëm, përgjegjësi e përbashkët”.
Bëhu pjesë dhe kontribuo me ide që bëjnë diferencën!




