Federata Shqiptare e Sportit Universitar (fshsu.al), me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, po organizon “Turneun Universitar të Tiranës”, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Në këtë turne marrin pjesë 28 universitete të vendit tonë, me mbi 900 studentë atletë dhe një numër të konsiderueshëm sportistë.
Universiteti Politeknik i Tiranës merr pjesë në këtë aktivitet sportiv kombëtar në të tri disiplinat e tij, Volejboll (Femra); Basketboll (Meshkuj); Futsall (Meshkuj).
Ftojmë studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës të ndjekin këtë aktivitet të bukur sportiv.