Search
Close this search box.

Menu

Vizita e delegacionit të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë në UPT

Në datën 4 Korrik 2024 zhvilloi nje vizitë në UPT, delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë i përbërë nga Z. Takaai Katsumata, Kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, Z. Minoru Kiuchi, Sekretar i Përgjithshëm i Grupit të Miqësisë Japoni-Shqipëri, Z. Kentaro Gemma dhe Z. Hisayuki Fuji, anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, Z. Tadayuki Miyashita, ndihmës i Zv. Ministrit për Punët e Jashtme, Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë, dhe Z. Wataru Ouchi, kërkues shkencor i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë. Vizita u organizua nga Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Shkëlqesia e Saj Zj. Kikuko Kato dhe funksionarë të tjerë të Ambasadës së Japonisë në Shqipëri, te cilit gjithashtu ishin të pranishëm në takim.

Delegacioni u prit nga Rektori në detyrë, Prof. Andrea Maliqari, Rektori i porsazgjedhur Prof. Akli Fundo, zv. Rektore Prof. Elfrida Shehu. Në takim ishin të pranishem edhe Drejtuesi i Qendrës së Gjuhëve të Huaja, Prof. Fatmir Vrapi dhe pedagoge e gjuhës Japoneze Zj. Reko Dida.

Kryetari i Delegacionit, z. Takaaki Katsumata në fjalën e tij theksoi se vizita në UPT kishte si qëllim rritjen e ndikimit të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Japonez në forcimin e mëtejshëm të internacionalizimit të marrëdhënieve universitare. UPT ka hedhur hapa të rëndësishme në bashkëpunimin me universitete japoneze dhe është universiteti pionier që u mundëson studentëve mesimin e gjuhes japoneze.

Rektori, Prof. Andrea Maliqari vlerësoi vizitën e delegacionit të nivelit të lartë parlamentar japonez dhe mbështetjen për UPT-në në drejtim të forcimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve me universitetet japoneze, promovimin e gjuhës japoneze, etj.

Gjithashtu, Rektori, Prof. Andrea Maliqari, u shpreh falenderues për mbështetjen me bursa nga qeveria japoneze per studime pasuniversitare ne Japoni për studentët tanë. Në thirrjen e fundit jane shpallur fitues dy studentë nga UPT.

Delegacioni vizitoi laboratorin e Gjuhës Japoneze, një hapësirë e dedikuar, e plotësuar në kuadër të një projekt-bashkëpunimi ndërmjet UPT dhe Ambasadës së Japonisë ne Shqiperi.

Delegacioni u takua dhe bisedoi edhe me studentë të UPT që mësojnë gjuhën Japoneze.

                                     

 

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës