Menu

Vizitë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë, Z. Marco Alberti, në Universitetin Politeknik të Tiranës

[post-views]
Më datë 3 qershor 2026, Ambasadori i Italisë në Tiranë, Z. Marco Alberti vizitoi Universitetin Politeknik të Tiranës.
Në takimin me Rektorin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Akli Fundo u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm të Universitetit Politeknik të Tiranës me universitetet italiane.
Universiteti Politeknik i Tiranës ka bashkëpunim me 26 institucione italiane, në fusha me interes të përbashkët. Në kuadër të programit Erasmus+, UPT ka bashkëpunim me 14 universitete italiane, kryesisht për shkëmbime studentësh dhe stafi dhe për kerkimin shkencor.
UPT ka 7 diploma të dyfishta me universitete italiane, si dhe një diplomë master i delokalizuar me University of Technology of Compiègne-Francë, Universitat Politècnica de Catalunya-Spanjë dhe Università degli Studi di Genova-Itali.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u diskutuan mundësitë të zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email