Search
Close this search box.

Menu

Vizitë e delegacionit të Universitetit Poitiers, Francë në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës

Një delegacion prej 9 anëtarësh të stafit akademik dhe administrativ nga Universiteti Poitiers, Francë i kryesuar nga Koordinatori për bashkëpunimin me universitetet shqiptare, Freiderikos Valetopoulos, vizituan Universitetin Politeknik të Tiranës në datat 24-28 Mars, 2025.

Gjatë kësaj jave u zhvilluan disa takime dhe bisedime lidhur me ecurinë e bashkëpunimit mes dy universiteteve.  Në kuadër të bisedimeve për vazhdimësinë e bashkëpunimit, delegacioni u prit nga zv. Rektorja, Prof. Elfrida Shehu.

Delegacioni u njoh  me Universitetin dhe njësitë përbërëse përmes prezantimeve që u zhvilluan për këtë qëllim.

Një nga çështjet me interes të përbashkët për bashkëpunim, përveç projekteve të shkëmbimit të stafit dhe studentëve u konsiderua edhe bashkëpunimi në kuadër të projekteve për ngritje kapacitetesh, KA2, për këtë arsye delegacioni u njoh nga afër me projektet e zhvilluara der tani në Univeristetin Politeknik të Tiranës.

Delegacioni vizitoi kolegët homologë dhe shkëmbeu përvojë në fushat me interes të përbashkët.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës