Search
Close this search box.

Menu

Workshop i Autoritetit Portual Durrës me studentë të Universitetit Politeknik të Tiranës

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Autoritetit Portual Durrës, ditën e enjte, datë 23 maj 2024, në mjediset e Universitetit Politeknik të Tiranës u mbajt një workshop nga Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Z. Pirro Vengu.
Gjatë takimit u prezantua për studentët “Programi e Specializimit dhe Aftësimit Profesional, me pagesë”, program i cili do të mbështetet financiarisht, në kuadër të aktiviteteve që zhvillon Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare.
Ky program ofron 10 kontrata pune, për një periudhë 6 mujore deri në 1 vjeçare, duke u dhënë mundësinë profesionistëve të rinj që të përfshihen në një eksperiencë pune të mirëpaguar dhe në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën portuale, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.
Në këtë kuadër, ftohen studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës të aplikojnë pranë Autoritetit Portual Durrës dhe Qendrës së Ekselencës për Ҫeshtjet Detare.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës