123 Workshop mbi Aplikimin e Burimeve të Rinovueshme të Energjisë Elektrike në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike – Universiteti Politeknik i Tiranës
Search
Close this search box.

Menu

Workshop mbi Aplikimin e Burimeve të Rinovueshme të Energjisë Elektrike në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike

Departamenti i Sistemeve Elektrike të Fuqisë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Universiteti Politeknik i Tiranës, organizoi me sukses workshop-in me temë “Aplikimi i burimeve të rinovueshme të energjisë elektrike”.

Në këtë aktivitet, i cili u zhvillua sot më datë 30 prill 2025 në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, morën pjesë studentë të:

  • Vitit III Bachelor në “Energjitikë”
  • Vitit II Master Profesional në “Energjitikë”

Studentët prezantuan projektet e tyre në kuadër të lëndëve “Burimet e rinovueshme të energjisë elektrike” dhe “Gjenerimi i shpërndarë dhe mikrogrid”, duke trajtuar tema inovative si:

  • Përdorimi i burimeve të rinovueshme për furnizimin e ngarkesave elektrike në një aeroport;
  • Instalimi i moduleve fotovoltaike në zonat rurale;
  • Kompleksi banimi “Green”;
  • Përdorimi i burimeve të rinovueshme për ndriçimin rrugor;
  • Ndikimi i burimeve të rinovueshme në rrjetin elektrik të shpërndarjes në qytetin e Tiranës;
  • Furnizimi i ndriçimit publik nëpërmjet moduleve fotovoltaike.

Moderator: Kand. PhD. Andi Hida

Studentët prezantuan punimet e tyre nëpërmjet prezantimeve dhe modeleve praktike. Në fund të aktivitetit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata pjesëmarrjeje. Punimet më të spikatura do të përzgjidhen për t’u botuar në një libër të indeksuar me kod ISBN.

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm në përgatitjen kërkimore-shkencore të studentëve dhe promovon përdorimin e teknologjive të reja në fushën e energjisë.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës