Workshopi “Përdorimi i teknologjisë digjitale në industrinë e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri”, do të zhvillohet më datën 26 Prill 2024, në ambientet e Universiteti Politeknik i Tiranës.
Ky workshop do të zhvillohet në kuadër të projektit të fituar të Programit Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH), financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor (AKKSHI), me titull “Hartimi i një platforme digjitale për optimizimin e të gjitha proceseve në industrinë e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri. Rekomandime mbi përzgjedhjen e sistemeve dhe teknologjive për optimizimin e proceseve që duhet të përdorin kompanitë në vend”.
Në këtë workshop do të prezantohen rezultatet e marra nga anketimi i zhvilluar në lidhje me teknologjitë digjitale të përdorura nga kompanitë e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve në vend, si një nga objektivat e projektit të fituar.