Search
Close this search box.

Menu

Zhvillohet në Gjermani Konferenca e 8–të shkencore, COURAGE FOR FUTURE

Zhvillohet në Gjermani Konferenca e 8–të shkencore, COURAGE FOR FUTURE

Në kuadrin e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, u zhvillua Konferenca e 8–të shkencore, e organizuar nga Akademia Kombëtare Gjermane e Shkencave – Leopoldina*.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues nga akademitë e shkencave, universiteteve dhe institucineve të tjera shkencore të vendeve të BE-së dhe të Ballkanit.

Konferenca shqyrtoi rolin e rëndësishëm dhe kritik të arsimit, kërkimit dhe inovacionit në ruajtjen e demokracisë dhe përparimin e vizionit evropian në Ballkan.

Konferenca trajtoi çështjen e sfidave ndaj nacionalizmit, radikalizmit dhe dezinformimit, si dhe lidhjen e këtyre sfidave me Procesin e zgjerimit të BE-së.

Konferenca identifikoi mesazhe kyçe për “misionin e tretë” të arsimit, kulturës, kërkimit shkencor e inovacionit në Ballkan dhe veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet Ballkan-BE. Për më tepër, identifikoi kërcënimet aktuale dhe të ardhshme për demokracinë, sundimin e ligjit dhe idealin evropian, si në Ballkan, ashtu dhe në kontekstin Ballkan-BE, si dhe më gjerë, në atë ndërkombëtar.

Në Konferencë u diskutuan mënyrat e përmirësimit efektiv të lidhjes ndërmjet komuniteteve shkencore,  programeve akademike, bashkëpunimit shkencor, politikëbërjes dhe financimit në fushën e arsimit të lartë, lëvizshmërisë akademike, kërkimit dhe inovacionit.

Programe si  ERASMUS+ dhe “Horizon Europe” u cilësuan si vlera dhe arritje të rëndsishme, si për BE–në ashtu dhe për vendet e Ballkanit.

*The Leopoldina is a classical scholarly society and has 1,600 members from almost all branches of science. In 2008, the Leopoldina was appointed as the German National Academy of Sciences and, in this capacity, was invested with two major objectives: representing the German scientific community internationally, and providing policymakers and the public with science-based advice.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës