Universiteti Politeknik i Tiranës edhe këtë vit bëhet pjesë e Panairit mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, i cili zhvillohet në datat 23-25 prill 2024, si nismë e përbashkët e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ky panair synon të bëjë të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike, shkencore dhe universitare në të gjithë hapësirën shqiptare. Si i tillë, ky event bën bashkë autorët, botimet, institucionet e kërkimit dhe IAL-të që merren me librin akademik e shkencor dhe lexuesin e tyre.
Panairi ofron pjesëmarrje të hapur, duke mundësuar pranëvendosje në sasi dhe cilësi të botimeve shkencore dhe të autorëve të tyre nga gjithë hapësira shqiptare.
Detaje në lidhje me programin e Panairit i gjeni këtu