Menu

Thirrje për aplikime për projektin “Web Challenge Tirana” të Bashkisë së Tiranës

[post-views]

Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjen e tretë për aplikime në projektin “Web Challenge Tirana”, një mundësi e dedikuar për të rinjtë që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e teknologjisë dhe programimit.

Përmes këtij projekti, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen në një internship tre mujor, gjatë të cilit do të punojnë për konceptimin, dizenjimin dhe zhvillimin e faqeve të internetit për qytetarët e Tiranës. Procesi përfshin të gjitha fazat e zhvillimit të një projekti ëeb, nga ideimi dhe modelimi i strukturës deri te programimi, testimi dhe prezantimi i projektit përfundimtar.

Aplikimet janë të hapura në periudhën 02.11.2026  – 11.12.2026 dhe kryhen online.

Informacionin e plotë mbi thirrjen e gjeni këtu.

Njoftimi WEB Challenge Tirana III

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email