Menu

Mobilitet i stafit të UPT-së në programin Erasmus+ në USAMV Cluj-Napoca

[post-views]
Dy staf të Drejtorisë së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve të UPT-së morën pjesë, nga data 26.10.2026 deri më 30.10.2026, në mobilitet për trajnim në Universitatea de Științe Agricole și Medicină Veterinară Cluj-Napoca (USAMV), Rumani, në kuadër të programit Erasmus+.
Gjatë trajnimit, ato u njohën me praktikat më të mira të shkrimit dhe menaxhimit të projekteve kërkimore ndërkombëtare dhe të publikimeve shkencore, dhe diskutuan mundësi bashkëpunimi me USAMV. Përvoja e fituar do të reflektohet në mbështetje të stafit akademik në projekte dhe publikime.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email