Ekipi i Agjencisë Universitare të Frankofonisë – Evropa Qendrore dhe Lindore ka hapur thirrjen për aplikime për Programin e Bursave për Kërkime Doktorale dhe Postdoktorale “Eugen Ionescu”, edicioni 2026–2027.
Programi i Bursave “Eugen Ionescu” mbështetet nga Qeveria Rumune, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe koordinohet nga Agjencia Universitare e Frankofonisë (AUF).
Programi u ofron doktorantëve dhe personelit akademik të angazhuar në kërkim shkencor, nga institucionet anëtare të AUF-së, të vendosura në shtetet dhe qeveritë anëtare dhe vëzhguese të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), mundësinë për të zhvilluar një qëndrim kërkimor tre-mujor në një institucion partner rumun, gjatë periudhës 1 maj – 31 korrik 2027.
Procesi i aplikimit përbëhet nga dy hapa të detyrueshëm:
- Sigurimi i një vërtetimi të pranimit (ftesës) nga një institucion partner rumun.
- Dorëzimi i dosjes së aplikimit online pranë AUF-së, jo më vonë se 15 dhjetor 2026, ora 23:59 (ora lokale e Bukureshtit, GMT+2).
Rregullorja e programit, formularët dhe modelet e dokumenteve janë të disponueshme në faqen e thirrjes për aplikime të AUF-së:
Kontakt: [email protected]



