Search
Close this search box.

Menu

Ftesë për pjesëmarrje – Seminari Kombëtar HERE, dt. 30-31 Maj 2024, Online

Zyra Kombëtare Erasmus+ në bashkëpunim me grupin e Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë – HERE’, do të zhvillojnë në datat 30-31 Maj 2024 Seminarin Kombëtar HERE me temë:  ‘The role of Artificial Intelligence in the development of scientific research and innovation in humanities’’, në platformën Teams.
Ky seminar do të mbledhë së  bashku  anëtarë të stafeve akademike nga  IAL-të e Tiranës, Elbasanit, Korçës, Durrësit, Shkodrës, Gjirokastrës, Vlorës; përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit; përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, si dhe ekspertë të fushës.
Seminari do të zhvillohet online, në gjuhën angleze.
Gjatë dy ditëve, seminari do të trajtojë një çështje tejet aktuale të Arsimit të Lartë në Shqipëri, lidhur me rolin që luan inteligjenca artificiale në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit; si po përdoret teknologjia e IA dhe si po integrohet në Arsimin e Lartë në Shqipëri; sa i rëndësishëm dhe sa inovator është IA në mjedisin tonë akademik, veçanërisht në kërkimin shkencor; problematikat dhe zgjidhjet që ofrohen; pritshmëritë dhe e ardhmja e teknologjive të IA në universitetet tona etj.
Në këtë seminar dy ditor është e ftuar ekspertja ndërkombëtare Dr. Diana Andone, e cila do t’u ofrojë pjesëmarrësve ekspertizën e saj lidhur me të rejat në fushën e IA, si dhe praktikat më të mira evropiane.
Linku i seminarit, më platformën Teams:
Bashkëlidhur keni axhendën e seminarit. AGENDA
Ju mirëpresim online!

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës