Search
Close this search box.

Menu

Ftesë për studentët dhe stafin e Universitetit Politeknik të Tiranës për pjesëmarrje në sallonin e studimeve, organizuar nga Ambasada e Francës në Shqipëri dhe KubFranceTirana.

Ambasada e Francës në Shqipëri dhe KubFranceTirana do të organizojnë të mërkurën 30 tetor 2024, nga ora 10:00 deri në 17:00 tek Piramida (Kubi TUMO), sallonin e studimeve në Francë.

Si çdo vit, do të jenë të pranishme me këtë rast universitete dhe grandes écoles franceze.

Objektivi i këtij Salloni është dialogu i drejtpërdrejtë me studentët për të përgatitur sa më mirë vitin e tyre akademik, promovimi i arsimit të lartë francez, si dhe vendosja e kontakteve mes përfaqësuesve të universiteteve të të dyja vendeve tona rreth çështjeve të bashkëpunimit.

Studentët dhe stafi i UPT – së janë të ftuar të vizitojnë Sallonin, për të takuar përfaqësuesit e universiteteve franceze.

Studentët do të marrin informacion për mundësitë dhe modalitetet e studimit në Francë, vend që kultivon një traditë për pritjen e studentëve të huaj.

Shpërndaje postimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Universiteti Politeknik i Tiranës