Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Lufthansa Industry Solutions, si dhe në vijim të angazhimit për të ofruar mundësi zhvillimi për studentët, njoftohen të gjithë të interesuarit për mundësinë e aplikimit në programin e Internshipit në “Test Automation”.
Ky internship përfaqëson një mundësi të vlefshme për studentët e diplomuar në Bachelor, si dhe ata që janë në përfundim të Masterit, të cilët dëshirojnë të thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre praktike në fushën e Test Automation.
Përfitimet e këtij internshipi
- Përvojë praktike në një mjedis profesional;
- Mundësi për të punuar dhe mësuar nga ekspertë të fushës;
- Mundësi punësimi për kandidatët me performancën më të mirë.
Si të aplikoni?
Për më shumë informacion mbi programin dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi vizitoni linkun e mëposhtëm:
📅 Afati i aplikimit është i kufizuar, ndaj inkurajohen të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë sa më shpejt!